Site icon Telegrafi

Greva që po i kushton shtrenjtë Francës

Prej më tepër se 4 ditëve, punonjësit e hekurudhave në Francë janë futur në një grevë, pasi kundërshtojnë planin e reformave të propozuara nga presidenti francez Emanuel Macron.

Rreth 43 për qind e personelit të domosdoshëm për qarkullimin hekurudhor nuk kanë pranuar të punojnë, ndërsa në radhët e makinistëve shkon në 74 për qind numri i atyre që i janë bashkuar grevës.

Duhet evidentuar se kjo grevë deri tani i ka shkaktuar Francës një dëm ekonomik prej rreth 100 milionë eurosh, ndërsa ende nuk ka të dhëna të sakta se kur do të rikthehet normaliteti. /Telegrafi/

Exit mobile version