Emisari amerikan, Richard Grenell, ka uruar qytetarët e Kosovës për 17-vjetorin e pavarësisë.
Ai ka theksuar se ky moment historik është lënë në hije nga një padrejtësi e rëndë, duke u fokusuar në rastin e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
“Themeluesi i shtetësisë së Kosovës, presidenti Hashim Thaçi, duhet të festojë sot në Prishtinë – jo pas hekurave në Hagë. Evropianët nuk kanë arritur të veprojnë kundër kësaj padrejtësie në 5 vitet e fundit”, ka shkruar Grenelli në platformën “X”.
Sipas tij, institucionet e Kosovës kanë dështuar të ndërmarrin veprimet e nevojshme ligjore për t’i dhënë fund kësaj, siç e ka quajtur ai, padrejtësie – për shkak të politikës.
“Ky burgim i padrejtë duhet të marrë fund”, ka shtuar ai, duke e përmendur edhe emrin e kryeprokurorit në Hagë, Jack Smith. /Telegrafi/
I wish all my friends in #Kosovo a joyous and safe celebration on the 17th anniversary of their independence.
However, this milestone is overshadowed by a grave injustice. The founding father of Kosovo’s statehood, President Hashim Thaçi, should be celebrating today in Pristina…
— Richard Grenell (@RichardGrenell) February 17, 2025