Site icon Telegrafi

Greenwood lirohet me kusht nga policia – vazhdojnë hetimet për përdhunim dhe kërcënim me vrasje

Mason Greenwood është liruar nga sot (e mërkure) nga policia dhe është në pritje të hetimeve të mëtejshme pasi u arrestua me dyshimin për përdhunim, sulm seksual, kërcënime për vrasje dhe sulm ndaj një 18-vjeçareje, raporton Daily Mail.

Sulmuesi i Anglisë dhe Manchester Unitedit, i cili kaloi natën e tretë në qeli mbrëmë pasi u ndalua për herë të parë të dielën, u lirua nga paraburgimi mëngjesin e sotëm.

Një zëdhënës i Policisë së Mançesterit tha: “Një 20-vjeçar i arrestuar me dyshimin për përdhunimin dhe sulmin e një gruaje është liruar me kusht në pritje të hetimeve të mëtejshme”.

Lexo po ashtu Greenwoodit i zgjatet paraburgimi pas akuzave shtesë për keqtrajtim seksual dhe kërcënim me vrasje

20-vjeçari u arrestua me dyshimin për përdhunim dhe sulm pasi fotot dhe audiot shqetësuese qarkulluan në mediat sociale duke pretenduar se ai sulmoi një studente 18-vjeçare.

Dje (e martë), atij iu zgjat paraburgimi, ku po qëndronte me dyshimin për sulm seksual dhe kërcënime për vrasje të viktimës së tij të dyshuar, e cila është 18 vjeçare.

Sot, pas 72 orësh në një stacion policie në Mançester dhe orë intervistash, detektivët e lanë të lirë.

Lexo po ashtu CR7, De Gea e Pogba në mesin e yjeve që nuk e ndjekin Greenwoodin në Instagram pas arrestimit dhe akuzave për përdhunim dhe sulm fizik

Manchester United ka thënë tashmë se ai nuk do të luajë për klubin – apo të stërvitet me ta – ndërkohë që policia e heton atë. Lojtarët e United, përfshirë David de Gea, Cristiano Ronaldo dhe Paul Pogba, duket se nuk e ndjekin Greenwoodin në Instagram, pavarësisht se ndjekin anëtarë të tjerë të skuadrës.

Marcus Rashford, Edinson Cavani, Fred dhe Jesse Lingard janë gjithashtu ndër ata që nuk e ndjekin yllin në rritje, ndërsa kapiteni i klubit, Harry Maguire dhe Bruno Fernandes janë në një grup prej 18 anëtarësh të skuadrës, të cilët, deri më tani, po vazhdojnë ta bëjnë këtë.

Greenwood tani përballet me katër akuza të rënda pasi një foto e viktimës së tij të supozuar u shfaq në internet me fytyrën e saj të gjakosur. Kishte gjithashtu audio që sugjeronte se ajo po detyrohej të bënte seks me një mashkull, të cilin e quajti ‘Mason’. /Telegrafi/

Exit mobile version