Jack Grealish u zemërua me Oriol Romeun pas barazimit 1-1 të Manchester Cityt me Southampton dhe priti kundërshtarin e tij në tunelin e stadiumit St’ Mary.
City humbi pikë për herë të parë që nga nëntori dhe ishte një mbrëmje frustruese për nënshkrimin rekord të klubit, Grealish.
26-vjeçari u godit nga Romeu në pjesën e dytë dhe ai u rrëzua duke mbajtur kyçin e këmbës, përpara se të ngrihej dhe të largonte mesfushorin, por që u ndanë nga gjyqtari
Menaxheri i Saints, Ralph Hasenhuttl, zbuloi pas ndeshjes se Grealish kishte folur me Romeun pas vërshëllimës së fundit.
Mesfushori anglez e kishte pritur spanjollin në tunelin e stadiumit për t’i sqaruar gjërat mes vete.
“Ata patën një diskutim me Orin, sepse Grealish po e priste në tunel për shkak të disa gjërave që ndodhën në fushë që nuk ishin të duhura”.
“Por, nuk është këtu për kamerat, ata folën për të, gjithçka është mirë”, ka thënë Hasenhuttl për Sky Sports.
Ndryshe, Grealish e nisi ndeshjen në sulm si ‘nëntë fals’, por edhe pse u përpoq shumë, nuk arriti të kishte shumë ndikim në lojë. /Telegrafi/