Ryan Gravenberch pritet të jetë futbollisti i radhës që do të largohet nga Bayern Munich.
Mesfushori holandez u bashkua me bavarezët me shumë bujë nga Ajaxi, por ai nuk gjeti shkëlqimin si në Eredivisie.
20-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 30 ndeshje me Bayernin, kryesisht si i inkuadruar nga banka rezervë ku ka shënuar edhe një gol dhe ka asistuar në një tjetër.
Reprezentuesi holandez nuk kishte shumë hapësira dhe i ka kërkuar drejtuesve të klubit mos ta pengojnë largimin nga Allianz Arena gjatë verës.
Liverpooli pritet të jetë skuadra e radhës e holandezit, pasi trajneri Jurgen Klopp e pëlqen shumë futbollistin dhe ka kërkuar transferimin e tij.
The Reds janë të gatshëm të paguajnë shumën prej 30 milionë eurove të kërkuar nga Bayerni për t’i fituar shërbimet e mesfushorit holandez.
Gjithsesi në garë për lojtarin mbesin edhe skuadrat tjera angleze si Arsenal, Manchester United dhe Newcastle United. /Telegrafi/