Site icon Telegrafi

Granit Xhaka lë gjurmë në fitoren e Leverkusenit ndaj M’Gladbach – merr notë të lartë

Bayer Leverkusen shënoi fitore me rezultat 3-1 në shtëpi ndaj Borussia M’Gladbach në kuadër të javës së 18-të në elitën e futbollit gjerman. 

Me këtë triumf, ‘Aspirinat’ tashmë kanë shkuar në 12 ndeshje radhazi me fitore, një rekord ky që tregon se sa ekip fantastik janë ata. 

Ndër më meritorët për këtë fitore të tyre ishte padyshim edhe mesfushori shqiptar Granit Xhaka. 

Xhaka asistoi tek goli i parë i cili u shënua nga Florian Wirtz në minutën e 32-të për 1-0, duke qenë si gjithmonë lider i tyre në mesin e fushës. 

Për paraqitjen e tij fantastike dhe asistimin, Xhaka u vlerësua me notën 8.0 nga Sofascore, që ishte më e larta në këtë ndeshje pas Florian Wirtz (9.5). 

Përveç asistimit, Xhaka kompletoi plotë 80 pasime me një saktësi prej 90 për qind, teksa pati edhe një pasim kyç. 

32-vjeçari pati gjithashtu katër topa të gjatë të kompletuar, dy driblime të kompletuara dhe katër duele të fituara. 

Në total ai ka zhvilluar 18 ndeshje me Leverkusenin në Bundesliga këtë sezon, ku ka shënuar dy gola teksa ka gjashtë asistime. 

Exit mobile version