Site icon Telegrafi

Grabitje e armatosur në Termocentralin “Kosova A”

Foto: Ilustrim

Një grabitje e armatosur raportohet se ka ndodhur sot në Termocentralin “Kosova A”.

Nga hetimet e para, dyshohet se grabitja është kryer nga dy persona të armatosur.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 03:00 është raportuar për një  grabitje të ndodhur në Termocentralin Kosova A. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga hetimi preliminar dyshohet që grabitja  të jetë kryer nga dy të dyshuar të armatosur të cilët më pas janë  larguar nga vendi i ngjarjes”, tha Borovci.

Ai shtoi se nuk raportohet për të lënduar, ndërkaq dyshohet të jenë grabitur kabllo rryme vlera e të cilave ka mbetur të konfirmohet.

“Aktualisht policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit”. /Telegrafi/

Exit mobile version