Një grabitje e armatosur ka ndodhur të dielën në fshatin Kqiq të Vogël të Mitrovicës.
Ankuesi kosovar ka njoftuar se dy persona me maska dhe nën kërcënimin e armës i kanë marrë një shumë parash.
Të dyshuarit pas kryerjes së veprës kanë ikur në drejtim të panjohur. Rasti nën hetim nga njësitë relevante. /Telegrafi/