Telegrafi

Goshev: Të gjithë të dalin në protesta kundër ‘xhelatëve’ të kushtetutës (Video)

Unë dua ta mbështes publikun që është lodhur nga kjo degë e shoqatës së kriminelëve, tha Petar Goshev ish guvernator dhe ministër, në protestën e sotshme para Gjykatës Kushtetuese, transmeton Telegrafi.

‘Kjo nuk është Gjykata Kushtetuese, kjo është një degë e shoqatës kriminale, këto janë ‘xhelatët’ e drejtësisë. Të merret kështu vendimi në një kohë kur është e qartë se me falisifikim e mbajnë pushtetin, kjo është një turp i vërtetë. Unë mendoj se shumë njerëz duhet të protestojnë, për të mbledhur dhe për të të treguar këtyre të poshtërve se në Maqedoni nuk mund në këtë mënyrë të menaxhohet. Nuk mund gënjeshtra të përditshme, me nxitje të konflikteve ndëretnike të pushtetut. Ato prishen themelet e Republikës së Maqedonisë’, tha Goshev në protestë para Gjykatës Kushtetuese.

Sipas tij, është e duhur protestë e madhe dhe energji e madhe për të ndryshuar qeverinë.

‘Dhe këta njerëz që përfaqësojnë Gjykatën Kushtetuese duhet të turpërohen edhe ata që kryejnë funksionin dhe duhet të pyeten se çfarë do të ndodhë me fëmijët e tyre’, tha Goshev. /Telegrafi/