Lideri i njohur i fushës së Data Analytics dhe Inteligjencës Artificiale njëherësh edhe Data & Analytics Solutions Lead në Google, Remzi Kurshumliu, do të jetë pjesë e ditës së punëtorive në GrowthTank, ku do të prezantoj temën “From Data to AI”, duke ndarë praktikat më të fundit të Google në AI dhe Data.
Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të angazhohen praktikisht me teknologjitë që fuqizojnë aplikacionet e njohura si Gmail, Maps dhe Photos, duke mësuar si të përdorin të dhënat dhe inteligjencën artificiale.
Kjo punëtori do të mbahet më 9 Nëntor në hapësirat e Innovation Center of Kosova, ICK.
Për të gjithë të interesuarit, biletat mund t’i gjeni në Growth-Tank.com.