Site icon Telegrafi

Google “i kundërpërgjigjet” DeepSeek – prezanton Gemini 2.0 Flash

Pasi prezantimi i DeepSeek bëri bujë në të gjithë botën, Google i është kundërpërgjigjur.

Gjiganti i Alphabet ka zgjeruar linjën e tij Gemini AI me modelin e përballueshëm “Gemini-Lite”, duke synuar të konkurrojë me rivalë me kosto të ulët si DeepSeek i Kinës.

Siç raportohet, Google ka përmirësuar aplikacionin Gemini me modelin 2.0 Flash, që ofron përgjigje më të shpejta dhe gjenerim të përmirësuar të imazhit.

Gemini 2.0 Flash, i lansuar fillimisht si një model eksperimental në dhjetor, tani është përgjithësisht i disponueshëm nëpërmjet Gemini API në Google AI Studio dhe Vertex AI, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

I krijuar për përdoruesit që kërkojnë efikastitet të lartë, ky model balancon shpejtësinë me performancën.

Aftësia e tij e arsyetimit e lejon atë të përpunojë sasi të mëdha informacioni.

Përveç këtij përditësimi, Google ka lansuar një version eksperimental të Gemini 2.0 Pro, i cili përfaqëson modelin më të avancuar të kompanisë për performancën e kodimit dhe trajtimin e kërkesave komplekse.

Modeli 2.0 Pro është aktualisht i disponueshëm në Google AI Studio dhe Vertex AI, si dhe në aplikacionin Gemini për përdoruesit e Gemini Advanced. /Telegrafi/

Exit mobile version