Kompania Google ka njoftuar se ka hequr median shtetërore Russia Today (RT) nga motori i saj i kërkimeve të lajmeve.
Kjo kompani veçse ka kufizuar mediet që financohen nga shteti rus nga reklamimi dhe nga përdorimi i disa veçorive në YouTube.
“Në këtë krizë të jashtëzakonshme ne po ndërmarrim masa të jashtëzakonshëm për të ndaluar përhapjen e dezinformatave dhe për të penguar fushatat online të dezinformimit”, tha presidenti i Google, Kent Walker.
Russia Today dhe Sputnik që është një tjetër media që financohet nga Rusia, nga Departamenti amerikan i Shtetit konsiderohen të jenë dy “elemente kritike në deziformatat e Rusisë dhe në ekosistemin e propagandës”.
Po ashtu, Apple tha se aplikacionet e Russia Today dhe Sputnik nuk do të mund të shkarkohen jashtë territorit të Rusisë. /Telegrafi/