Një gabim katastrofik nga Joe Gomez i ka dhënë Leeds Unitedit një epërsi tronditëse kundër Liverpoolit në ndeshjen e tyre të Ligës Premier në Anfield.
Ndeshja e sotme (e shtunë) e javës së 14-të nuk ka nisur më së miri për ekipin e Jurgen Kloppit.
Reds kanë pranuar gol pas vetëm katër minutave lojë në Anfield, pasi ishte sulmuesi Rodrigo, i cili kaloi Leedsin në epërsi 0-1.
Megjithatë, goli i mysafirëve erdhi pas një gabimi trashanik të vendasve.
https://twitter.com/goalsreplayg/status/1586430422807781376
Ishte mbrojtësi i Reds, Joe Gomez, i cili në tentim për të kthyer topin mbrapa te portieri Alisson, asistoi për Rodrigon.
Kështu, Rodrigo ishte i vetëm më portën e zbrazët dhe pa vështirësi shënoi golin e parë të ndeshjes. /Telegrafi/
https://twitter.com/iF29s/status/1586430209644892162