Andre Gomes mund të largohet nga Barcelona dhe për të ka interesim nga Juventusi dhe Manchester United.
Mesfushori portugez para një viti u bashkua nga Valencia me Barcelonën, por nuk ka arritur të tregojë pritshmërinë dhe mund të ndërrojë menjëherë mjedis.
Për ta ka interesim nga Juventusi dhe Manchester United.
Lajmi është bërë i ditur në medien e njohur spanjolle ‘AS’, me Juventusin që e dëshironte edhe në sezonin e ardhshëm.
24 vjeçari që në vitin 2016 u shpall kampion i Evropës me Portugalinë po kërkon më shumë hapësira.