Site icon Telegrafi

“Gomën” e ëmbël që peshonte mbi një kilogram, e hëngri për vetëm tetë minuta (Video)

gummy worm 3.jpg

Matt Stonie e ka ngrënë një gomë të ëmbël, që peshon 1.4 kilogram, për vetëm tetë minuta.

Pasi e ka nxjerr ‘krimbin’ nga pakoja, ai e ka krahasuar me një sheqerkë zakonshme, për të treguar madhësinë enorme që ka, transmeton Telegrafi.

Me ta ndarë në dysh, ai ka filluar të hajë përmbajtjen që ka katërmijë kalori të sheqerit të pastër.

“Nuk ia rekomandoj askujt ta bëjë këtë në kohë të lirë, sepse niveli i sheqerit është shumë i lartë”, ka thënë Stonie, teksa përtypej.

Në videon e postuar më poshtë, mund të shihni përpjekjet e tij derisa e përfundon ngrënien e mundimshme.

Ndryshe, ai njihet për shumë sfida në ngrënien e ushqimeve dhe garon nëpër kategori për shpejtësi në përfundimin e racionit. /Telegrafi/

Exit mobile version