Samir Ramizi ka shënuar golin e parë në elitën e futbollit zviceran këtë edicion.
Sulmuesi nga Lugina e Preshevës ishte titullar si gjithnjë për skuadrën e tij Xamax që kishte duelin e rëndësishëm ndaj Thunit e në fund morën tri pikë të arta në luftën për mbijetesë.
Xamax ka shënuar fitore të rëndësishme 2-1, teksa serinë e golave në këtë takim e hapi Ramizi.
28-vjeçari u shërbye për mrekulli nga Nuzzolo dhe me një goditje të saktë shënoi për 1-0 në minutën e 45-të.
Ramizi pati meritë të madhe edhe tek penalltia e fituar për Xamaxin, të cilën në gol e shëndërroi Nuzzolo.
Me këtë fitore Xamax i ka ikur fundit në elitën e futbollit zviceran dhe tani zë vendin e nëntë në tabelë me 22 pikë.
Në këtë takim për Xamax luajtën edhe Taulant Seferi dhe Arbenit Xhemajli.
Ish-sulmuesi i Drenicës dhe Dritës përveç golit të parë në kampionat ka bërë edhe dy asistime, ndërsa edhe në Kupën e Zvicrës ka një gol të shënuar dhe dy asistime të tjera. /Telegrafi/