Xherdan Shaqiri e ka gjetur golin e parë me fanellën e Baselit që prej se u rikthye sërish tek klubi zviceran.
Ylli shqiptar shënoi golin e vetëm në duelin që Baseli e zhvilloi ndaj ekipit të kategorisë së dytë Stade Nyonnais në kuadër të Kupës së Zvicrës.
Ishte kjo një fitore mjaft e vështirë për gjigantin zviceran, të cilët ia dolën të fitojnë falë magjisë së yllit shqiptar.
Shaqiri u inkuadrua në lojë në minutën e 79-të të takimit, ndërsa në pjesën e dytë të vazhdimeve e fitoi një penallti të cilën më pas e finalizoi vet në gol.
Die Schlussphase… 🤯#FCBasel1893 #AlliZämme #BrennefürdrFCB #rotblaulive pic.twitter.com/FcRmNC9JzZ
— FC Basel 1893 (@FCBasel1893) September 15, 2024
Po zhvillohej minuta e 123-të e takimit kur Shaqiri me qetësi arriti që të jetë i saktë nga pika e bardhë për rezultatin 1-0, duke i dhuruar kështu ekipit të tij kualifikimin tutje.
Në këtë takim po ashtu vlen të theksohet se tek Baseli u paraqitën edhe Leon Avdullahu, Albian Ajeti dhe Benjamin Kololli./Telegrafi/