Goli i yllit të Paris Saint-Germain, Lionel Messi është votuar si goli më i mirë i fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.
Argjentinasi e fitoi çmimin për golin e tij të bukur në fitoren 2-1 të PSG ndaj Manchester City në shtator.
Lionel Messi iu bashkua gjigantëve të Ligue 1, PSG nga Barcelona në një transferim të lirë në verë, ndërsa ka filluar ta gjejë vetën në muajt e fundit.
Messi’s goal Vs Manchester City has been voted as the best goal from UCL group stage. ⚡️ pic.twitter.com/xCpHNsTKGJ
— Sara 🦋 (@SaraFCBi) December 17, 2021
34-vjeçari ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhënë pesë asistime nga 15 paraqitje në të gjitha garat për PSG deri më tani.
Rreth 200,000 vota u hodhën për golin më të mirë të fazës së grupeve, i cili u fitua nga Lionel Messi.
Argjentinasi mundi mesfushorin e Liverpoolit, Thiago Alcantara dhe rivalin për Topin e Artë 2021, Robert Lewandowski për të fituar këtë çmim.
🌠 Goal of the Group Stage! 🌠
After 200k + votes, the winner is… 👇#UCLGOTGS | @Heineken | #UCL pic.twitter.com/qBpvWbqu83
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) December 17, 2021
Lionel Messi mori 22 për qind të votave totale, ndërsa goditja e Thiago kundër FC Porto përfundoi e dyta me 14 për qind të votave. /Telegrafi/