Kur Emmanuel Adebayor çoi topin në rrjetë, për të dytën herë, nga tre golat e Arsenalit ndaj Readingut në Madejski Stadium, pati veçantinë të shënonte golin e 1000-të të Premierligës për topçinjtë.
Arsenal kështu bëhet vetëm ekipi i dytë, pas Manchester United, që arrin numër katërshifror të golave të shënuar që nga formimi i Premierligës, në vitin 1992.
Jo shumë për të befasuar, por i ashtuquajturi “Katërshi i madh” ka dominuar në shënimet e golave në ligën më të fortë angleze që nga krijimi i saj. Liverpool dhe Chelsea janë në rrugë për të arritur 1.000 golashin, ndoshta sezonin e ardhshëm.
Edhe Newcastle ka qenë mjaft produktiv sa i përket shënimit të golave. Ky klub qëndron i pesti në tabelë, pavarësisht se ka luajtur një sezon më pak në Premier Ligë (të parin), krahasuar me katër ekipet tjera.
Pasi që Adebayor shënoi golin e njëmijtë për Arsenalin, Alexander Hleb filloi mileniumin e ri me golin e tretë të topçinjve kundër Readingut.
Arsenal ka shënuar në çdo ndeshje të Premierligës gjatë këtij sezoni, por është ende larg Manchester United, sa i përket numrit total të golave të shënuar në Premierligë. United grumbullon gjithsej 1.163 gola, me nëntë titujt të fituar në 15 sezone të Premierligës.
Ekipi |
Ndeshje |
Gola |
Gola për ndeshje |
Manchester United |
595 |
1163 |
1.95 |
Arsenal |
594 |
1001 |
1.69 |
Liverpool |
594 |
944 |
1.59 |
Chelsea |
595 |
931 |
1.56 |
Newcastle United |
552 |
818 |
1.48 |