Site icon Telegrafi

Goli i bukur i Gashit në garë për më të mirin në MLS (Video)

Futbollisti i kombëtares shqiptare të futbollit, Shkëlzen Gashi, është klasifikuar nga Liga e Futbollit Amerikan (MLS) si një nga pretendonte për të fituar çmimin e golit më të bukur të javës.

Shkëlzen Gashi arriti të kalojë në avantazh Coloradon në takimin e zhvilluar ndaj LA Galaxy në minutën e 51-të, por goli i kosovarit nuk mjaftoi për fitoren e Colorados pasi shifrat u barazuan 11 minuta më vonë nga vendasit për rezultatin përfundimtar 1-1.

Gashi lëshoi një predhë nga një largësi për të shënuar një nga golat më të bukur të javës në MLS. Gara për golin më të bukur të javës për momentin ndodhet në fazën çerekfinale, ku Gashi po përballet me Simon Daukins dhe është duke fituar me rreth 80 përqind të votave.

Për të arritur fitoren e këtij çmimi, futbollistit shqiptar do t’i duhet të përballet me yje të futbollit botëror si David Villa apo Nikolas Lodeiro, të cilët gjithashtu kanë shënuar gola mjaft të bukur, dhe vendimin për akordimin e këtij çmimi do ta marrin tifozët me anë të votave të tyre.

https://youtu.be/UMJx8Pqexrw

Exit mobile version