Në një atmosferë të jashtëzakonshme në Prizren, Golden Eagle Ylli është kualifikuar në gjysmëfinale të Superkupës së Kosovës, ku me përmbysje shënoi fitore ndaj Bashkimit me rezultat 67:63 (12:16, 15:19, 20:10, 20:18).
Prizrenasit e nisën ndeshjen shumë më mirë dhe të përkrahur nga tifozët vendas fituan pjesën e parë 27:35, derisa epërsinë më të lartë e kishin 16 pikë, 12:28.
Por në pjesën e dytë, Ylli u rikthye furishëm. Në periodën e tretë kaloi në epërsi 47:45 dhe lojë e barabartë u zhvillua deri në fund, por në çastet e fundit, therandasit ishin më të vëmendshëm dhe fituan 67:63.
MVP i ndeshjes Golden Eagle Ylli-Bashkimi ishte Gëzim Morina i Yllit, i cili e mbylli ndeshjen me 14 pikë, shtatë kërcime e katër asistime./Telegrafi/