Ditën e sotme (e shtunë) feston ditëlindjen bashkëshortja e reperit Gold AG, Ermira Shkodra.
Doktoresha e estetikës me këtë rast ka marrë një dedikim të veçantë nga partneri i saj, artisti i njohur.
Këngëtari nga Presheva ka shpërndarë një fotografi krah gruas në rrjete sociale, për të cilën është falënderues dhe krenar.
“Urime ditëlindjen gruaja ime e mirë, faleminderit Zotit që të kam. Pritshim edhe shumë vite tjera bashkë me djemtë tanë, e u bëfshim gjysh e gjyshe me plot nipa e mbesa”, tha ai.
“Faleminderit për të gjitha, oj dashuri”, vazhdoi më tej ai.
Të shumta kanë qenë edhe urimet që morën në pjesën për komente nga miqtë e fansat e tyre.
Kujtojmë që Gold AG dhe Ermira u martuan në vitin 2020 në një ceremoni intime.
Ata kanë bashkë dy djem: Guerilin dhe Fronin. /Telegrafi/