Juventusi e ka zhbllokuar rezultatin kundër Fiorentinas në Stadio Artemio Franchi.
Ishte një gol i bukur që u konkretizua nga Mario Mandzukic në minutën e 39-të.
Khedira dhuroi një harkim të mirë në zonë, të cilin e priti me kokë Pogba dhe harkoi për kroatin. Sulmuesi bardhezi goditi me të parën dhe topi u ndal në rrjet.
Kujtojmë që më herët të dyja skuadrave iu anulua nga një gol për pozitë jashtë loje, derisa në rastin e Violas vendimi i anësorit ishte kundërthënës. /Telegrafi/
0-1: Mandzukic i jep Juventusit epërsinë ndaj Violas me një gol të bukur.
Posted by Telegrafi Sport on Sunday, 24 April 2016