Futbollistët e Milanit po përgatiten të nisin mbrojtjen e titullit në Serie A dhe në ndeshjen e parë ndaj Koln, fituan 2-1, ndërsa shënuan një gol fantastik.
Kuqezinjtë vizituan Kolnin në Gjermani dhe luajnë me një ekip të kombinuar.
Megjithatë, ata shënuan një gol të madh për të kaluar në avantazh.
Ante Rebić dhe Olivier Giroud luajtën një aksion si nga futbolli i rrugës dhe lëvizjet morën duartrokitje edhe nga një pjesë e publikut vendas.
Ndeshja u hap në minutën e 16-të dhe goli i shënuar nga francezi ishte gol i bukur.
GIROUD INSANE FINISH 🔴⚫️ pic.twitter.com/vCVd2COrqe
— Inside Milan (@_InsideMilan) July 16, 2022
Pas një kundërsulmi të shkëlqyer, Rebic luajti me mjeshtëri me thembër te Giroud, dhe sulmuesi francez e kaloi portierin e Kolnit me qetësi dhe goditi rrjetën.
Francezi shënoi edhe një herë në minutën e 36-të për 2-0, një gol tjetër të bukur nga distanca.
Giroud’s on fire for Milan, second of the game. New season, same Giroud.🥶🔥 https://t.co/9lPCaY5i2y
— Dubois (@CFCDUBois) July 16, 2022
Krejt në fund të ndeshjen shënoi Florian Dietz për Koln për 2-1, rezultat me të cilin u mbyll takimi. /Telegrafi/