Site icon Telegrafi

Goditi me grusht Berishën, sulmuesi i gjakosur arrestohet nga policia

Kanë dalë pamjet e personit që sulmoi sot me gusht kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha, teksa ai po marshonte drejt protestës në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Personi në fjalë goditi rrufeshëm Berishën, duke e gjakosur afër syrit dhe duke e rrëzuar.

Sipas informacioneve në media, Gert Shehu është 31-vjeçari që hyri në radhët e protestuesve dhe goditi me grusht Sali Berishën. Ai është shoqëruar nga Policia në spitalin e Traumës për të marrë trajtim mjekësor pasi u gjakos nga truprojat dhe mbështetësit.

Priten informacione nga polica për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /Telegrafi/

Exit mobile version