Site icon Telegrafi

Goditet me sëpatë një 27-vjeçar në Vlorë, përfundon në spital

Foto: Ilustrim

Një 27-vjeçar është dërguar i plagosur me mjete të forta në spitalin e qytetit të Vlorës.

Sipas njoftimit paraprak të policisë, bëhet e ditur se personi i plagosur është 27-vjeçari, Besim Hoxha, i cili dyshohet të jetë goditur me sëpatë në kokë. Ai është dërguar në spital nga patrulla e policisë.

Ndërkohë, rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja, janë ende të paqarta.

Lexo po ashtu Kalonin emigrantë sirianë drejt BE-së përmes Shqipërisë, arrestohen 4 persona

27-vjeçari ka hyrë në sallë të operacionit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa policia po punon për të bërë të munduar arrestimin e autorit.

“Në datën 25.02.2022, në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, tek vendi i quajtur “Shkallët e Varrezave të Dëshmorëve”, shtetasi A. B., 51 vjeç, banues në lagjen “1 Maji”, Vlorë, për motive të dobëta ka goditur me sëpatë shtetasin B. H., 26 vjeç, banues në lagjen “Lirim”, Vlorë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë po krehin zonën për të bëre të mundur kapjen e autorit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon per sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë. /Telegrafi/

Exit mobile version