Një këmbësore është goditur nga një veturë në lëvizje sot rreth orës 13:00 në rrugën “Bill Klinton”, në Prishtinë.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Sipas saj, këmbësorja është dërguar për tretman mjekësor.
“Sot rreth orës 13:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘Bill Klinton’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësore dhe një veturë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësorja, e cila është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut të kryeqytetit”, ka thënë Ahmeti. /Telegrafi/