Site icon Telegrafi

Goditet nga vetura një këmbësor në Mitrovicë, merr lëndime trupore

Një person është arrestuar pasi që i njëjti duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes së automjetit me kushtet e rrugës, goditi një këmbësor.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 20:50, në fshatin Zhabar të Mitrovicës.

Po ashtu në raport thuhet se viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes se automjetit me kushtet e rrugës, godet këmbësorin viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Exit mobile version