Shkodra është ngritur “e rrethuar” nga forca të shumta policie mëngjesin e kësaj të enjteje. Sipas burimeve, RENEA, FNSH dhe Forcat Shqiponja kanë zhvilluar një operacion, ku në pranga kanë përfunduar 14 persona.
Këto arrestime janë bërë pasi këto shtetas prej kohesh ushtronin veprimtarinë e paligjshme të dhënies apo marrjes se fajdeve tek qytetaret.
Forcat e policisë nga Tirana kane zbarkuar në Shkodër qe në orën 4 të mëngjesit duke nisur menjëherë aksionin blic.
Fajdet janë kthyer në një shqetësim në Shkoder, ndaj policia e shtetit pas përgjimeve për afro dy muaj ka goditur duke arrestuar disa prej tyre. Në vazhdim pritet që policia të japë më shumë detaje rreth këtij operacion. /Telegrafi/