Site icon Telegrafi

Godin mund të përfundojë në Ligue 1, Rennes vihet pas tij

Diego Godin (Foto: Martin Meissner/Pool via Getty Images)

Stade Rennes ka kërkuar informacione në lidhje me mbrojtësin e Interit, Diego Godin.

“le10sport.com” në Francë dhe Sky Sport Italia shkruajnë se Rennes janë shumë ambiciozë dhe tashmë janë përpjekur të nënshkruajnë edhe me disa lojtarë të tjerë në Serie A.

Në listë është edhe sulmuesi i krahut nga Sassuolo, Jeremie Boga, i cili gjithashtu po kërkohet nga Napoli, Sevilla dhe Bayer Leverkusen.

Diego Godin (Foto: Friedemann Vogel/Pool via Getty Images)

Sipas raporteve franceze dhe italiane, Rennes ka pyetur Interin në lidhje me disponueshmërinë e Godin dhe pagën e tij.

Uruguaiani nuk ishte përdorur shumë nga trajneri Antonio Conte në fillim të sezonit, por pastaj ai arriti të kapte sistemin mbrojtës prej tre veta dhe u bë i rregullt, sidomos në gusht në Ligën e Evropës.

Diego Godin (Foto: Friedemann Vogel/Pool via Getty Images)

34-vjeçari erdhi te Interi si lojtar i lirë nga Atletico Madridi verën e kaluar dhe kontrata e tij vazhdon deri në qershor 2022. /Telegrafi/

Exit mobile version