Nga partia “Glas za Makedonija” kërkojnë hapjen e të gjitha kutive të votimit, rinumërimin e votave dhe ekspertizë të fletëve të pavlefshme.
Nga atje ata thonë se ky proces zgjedhor është më skandali në historinë e zgjedhjeve dhe ata dyshojnë se ishte porositur sulmi i hakerave ndaj softverëve në KSHZ.
“Zgjedhjet pothuajse pa vëzhgues, pa praninë e dukshme të misionit të OSBE=ODIHR, praninë e vetëm vëzhguesve të LSDM-së dhe OBRM-PDUKM-së në shumicën e vendvotimeve. KSHZ nuk i shpalli me kohë rezultatet e zgjedhjeve.
Mbi të gjitha, është sulmi i sinkronizuar dhe i shtrenjtë i hakerave ndaj softuerëve në KSHZ për të cilën dyshojmë se ishte i porositur. Blerja e programeve të reja nga DUNA vetëm një javë më parë, duke pasur softuer plotësisht funksional nga viti 2006, është gjithashtu jashtëzakonisht i dyshimtë. Sa është madhësia e këtij falsifikimi është dëshmi se në viset e pastra maqedonase, mbështetja u shkoi palëve shqiptare. E kundërta nuk ndodh. Në një situatë të tillë, opozita duhet të jetë e para që bën thirrje për anulimin e zgjedhjeve. Por ajo hesht dhe diskuton për disa mandate”, thonë nga partia./Telegrafi/