Sipas një studimi të realizuar në Florida, marrëdhëniet me shefat i ‘çmendin’ punëtorët edhe atë në baza ditore, transmeton Telegrafi.
Rreth 40 për qind e pjesëmarrësve në studim kanë treguar se nuk do t’i përshëndetnin shefat e tyre po t’i takonin në rrugë.
Është interesante se rreth 29 për qind e punëtorëve mendojnë se shefat e tyre janë në gjendje që t’i vënë në rrezik vetëm e vetëm që ta shpëtojnë punën.
Problemin e shton edhe më shumë mosofrimi i ndërrimit të vendit të punës për të gjithë të punësuarit e pakënaqur. /Telegrafi/