Gjyshi ia mëson mbesës një truk - videoja bëhet virale
09/04/2025
Nëna Courtney Harvin nga Florida ka publikuar në Instagram një video të bukur të vajzës së saj ndërsa ajo po kujdesej për të nga gjyshi.
Babai i Courtney i dërgoi asaj videon ku mburrej se kishte arritur ta mësonte mbesën një truk të ri dhe të ëmbël gjatë kohës së shkurtër që kaloi me të.
Gjyshi i kishte mësuar vogëlushes një lëvizje të veçantë kur ai thotë fjalën "karate".
Në atë moment, vajza ngriti njërën këmbë në ajër sikur ishte gati për një sulm të ëmbël, dhe gjyshi nuk mundi të mos e filmonte sjelljen e saj të bukur.
Videoja ka shkaktuar simpatinë e shumë përdoruesve të Instagram-it që kanë bërë shaka se këto gjëra ndodhin kur fëmijët kujdesen nga hallat, xhaxhallarët dhe gjyshërit. /Telegrafi/


