Site icon Telegrafi

Gjyqtari tregon pse nuk e përjashtoi Ramosin në finalen e Botërorit të Klubeve

Real Madridi fitoi me rezultat 4-2 ndaj Kashima Antlers në finale të Kupës së Botës.

Kjo ndeshje u komentua shumë edhe për faktin se gjyqtari ndryshoi mendimin për ta ndëshkuar me kartonin e dytë të verdhë Sergio Ramosin.

Lexo po ashtu Momenti kur Ramos i tregon Ronaldos se si shpëtoi nga përjashtimi (Video)

Pas gjithë këtyre polemikave të shkaktuara pas këtij rasti ka folur edhe gjyqtari i finales, Janny Sikazwe.

“Ishte thjeshtë një keqkuptim ndërmjet meje dhe asistentit, një mungesë kuptueshmërie. Vërshëlleva për një faull dhe asistenti më tha në kufje ‘jo karton’ dhe unë e dëgjova sikur tha ‘karton’. Kjo ishte e gjitha”, ka thënë Sikazwe. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=MCRHiefYW00

Exit mobile version