Ndeshjet çerekfinale në Kupën e Kosovës do të zhvillohen këtë mesjavë, ku në program janë dy të mërkurën dhe dy të enjten.
Tanimë është hedhur shorti për gjyqtarët që do ta ndajnë drejtësinë në katër sfidat interesante.
Në ndeshjen mes Drenicës dhe Ferizajt drejtësinë do ta ndajë gjyqtari Mentor Ajeti derisa ai do të kenë ndihmës anësorët Arbnor Bullatovci dhe Hekuran Osmani.
Super përballjen mes Malishevës dhe Llapit do ta gjykojë gjyqtari Dardan Çaka me ndihmësit Granit Hyseni dhe Alban Ejupi.
Të enjten Vëllaznimi pret Prishtinën derisa në këtë ndeshje drejtësinë do ta ndajë Genc Nuza me asistentët Edmond Zeqiri dhe Bekim Rama.
Sfida tjetër e ditës së enjte mes Prishtinës së Re dhe Dritës do të gjykohet nga Visar Kastrati me asistentët Besnik Morina dhe Drilon Rexhepi.
Të gjitha ndeshjet çerekfinale në Kupën e Kosovës zhvillohen me fillim nga ora 13:00 dhe do të ketë edhe VAR nga kjo fazë e garave. /Telegrafi/