Gjykata Supreme ende nuk ka vendosur për ankesat e dërguara nga subjektet politike të komuniteteve si dhe të kandidatëve të tyre për deputet në Kuvendin e Kosovës, të ushtruara kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).
Ndërkaq, Gjykata Supreme ka pranuar gjithsej 15 ankesa të subjekteve politike dhe kandidatëve për deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Të përfunduara janë nëntë ankesa, ndërkaq në punë janë edhe gjashtë të tjera, për të cilat, kolegjet gjyqësore të Gjykatës Supreme, pritet të vendosin brenda afatit ligjorë prej 72 orësh.
Ankesat për të cilat Gjykata Supreme ende nuk kanë marrë një vendim nga komunitetet janë këto:
Qazim Rrahmani, PLE, kundër vendimit të PZAP-së, A.nr. 736/2021
Erxhan Galushi, Prizren, kundër vendimit të PZAP-së, A.nr. 736/2021
Romani Iniciativa, Graqanica, kundër vendimit të PZAP-së, A.nr. 736/2021
Adriana Hoxhiq, Ujedinjena Zajednica, Mitrovicë, kundër vendimit të PZAP-së, A.nr. 656/2021
Duda Balje, Socialdemokratska Unija, kundër vendimit të PZAP-së, A nr. 656/2021. /Telegrafi/