Gjykata Kushtetuese në seancën e sotme ka vendosur që të mos ngritet procedurë, gjegjësisht të mos vlerësohet kushtetueshmëria e nenit 1 dhe nenit 2 paragrafi 1, fjalët “si dhe për ndërtimin e ndërtimeve me interes strategjik” nga Ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për shpronësim.
“Nuk ngrihet procedurë për nenin 10 paragrafi 4 në pjesën “me përjashtim të asaj se Partnerit stategjik do t’i lejohet të fillojë me hulumtim dhe shpronësim të lëndëve të para minerale për qëllimet e Projektit meqë kërkesa për ndarje të koncesionit për hulutmim dhe eksploatim është parashtruar nga ana e Invstitorit” nga Ligji për vërtetimin e interesit publik dhe nominimi i partnerit strategjik për zbatimin e projektit për ndërtimin e korridorit infrastrukturor 8 (aksi Tetovë – Gostivar – Bukojçan dje projekti pçër autostradat Trebenishtë – Strugë Qafë Thanë) dhe korridori 10d (aksi i autostradës Prilep – Manastir) në Republikën e Maqedonisë së Veriut, informojnë nga Gjykata Kushtetuese.
Lënda U nr. 138/2023 për Ligjin për planifikimit urbanistik është nënvizuar nga seanca e sotme për shkak të, siç thonë nga Gjykata, përpunimit të referatit dhe hetimit të rrethanave shtesë. Lënda do të dorëzohet në rend dite në ndonjë nga seancat e ardhshme.