Please enter at least 3 characters.

Gjykata e Strasburgut filloi rastin kundër Francës për ferexhe

2016/01/gjykata-e-strasburgut-filloi-rastin-kund-euml-r-franc-euml-s-p-euml-r-ferexhe_2_hd.jpg

Sipas saj, ndalimi i përdorimit të perçes apo llojeve të tjera të shamive islamike përbën një shkelje të të drejtave të njeriut.

Strasburgu nuk ka në dorë të ndërhyjë në legjislacionin e vendeve që kanë pranuar juridiksionin e tij duke ndryshuar ligjin, por mund të vendosë sanksione të rënda mbi Parisin zyrtar nëse do t'i jepet të drejtë paditësit, transmeton TCH.

Në gjykatë, gruaja që ka dashur të mbetet e paidentifikuar thekson se nuk ka asnjë presion nga familja apo shoqëria e saj për të mbajtur perçen e se është vullneti i saj i lirë që e çoi të ngrinte këtë padi.

Një prej grupimeve kryesore të të drejtave të grave në Francë po lobon për të mbajtur në fuqi ligjin, i cili sipas tyre liron gratë nga presioni i bashkëshortëve apo familjarëve nga imponimi për të respektuar një kod strikt veshje.

Franca nxori të jashtëligjshëm mbajtjen e simboleve fetare në ambientet e dukshme, përfshi kapelës së hebrenjve apo kryqit të vendosur në mënyrë të dukshme tek të krishterët, por ligji ka dëmtuar mbi të gjithë komunitetin musliman francez.

Në bazë të ligjit, shkelësit e tij dënohen me gjoba deri në 150 euro, ndërsa nëse provohet se gratë janë detyruar të mbajnë perçe, personi përgjegjës mund të përballet deri në tre vjet heqje lirie dhe gjobë prej 30 mijë eurosh.

Franca është vendi europian me komunitetin më të madh mysliman brenda tij, pasi 8% e popullsisë franceze deklarohet myslimane. /Telegrafi/