Site icon Telegrafi

Gjykata Administrative vërtetoi ankesën e Ivanovit kundër Komisionit Anti-korrupsion për avancimet në ARM

Gjykata Administrative mori vendim në favor të ish-kryetarit të shtetit, Gjorge Ivanov i cili paditi Komisionin Anti-korrupsion i cili ngriti procedurë kundër tij për avancimet në ARM.

Në arsyetimin e Gjykatës Administrative thuhet se Ivanovit i është pamundësuar t’i paraqesë argumentet e tij si mbrojtje para Komisionit Anti-korrupsion dhe gjithashtu nuk i është dorëzuar vendimi, por ai vendim është publikuar në web-faqen e komisionit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Gjykata vendosi që organi ndaj të cilit drejtohet padia nuk ka respektuar nenin 33 alinea 5 të Ligjit për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesave dhe nuk e ka thirrur paditësin në ditën e mbajtjes së seancës, me çka është shkelur parimi i barazisë në procedurë dhe i është shkurtuar e drejta t’i japë argumentet me fakte dhe dëshmi”, thuhet në arsyetimin e Gjykatës Administrative.

Në arsyetimin e gjykatës gjithashtu thuhet se se Komisioni Anti-korrupsion nuk ka dorëzuar vendimin dhe se vetëm e ka publukuar në web-faqe./Telegrafi/

Exit mobile version