Gjykata Administrative sonte (e premte) deri në mesnatë ka afat për të vendosur për paditë e Frontit Europian në lidhje me vendimet e KSHZ-së. Gjykata në orët e pasdites ka njoftuar që ka refuzuar edhe dy padi tjera të Frontit Europian, duke marrë parasysh se sot refuzoi edhe një padi tjetër si të pabazë.
Në orët e pasdites u vendos që padia e Frontit Europian ndaj vendimit të Komisionit Shtetëror Zgjedhor për parregullsi zgjedhore në vendvotimin 1202 në Krushevë të refuzohet si e pabazë. Me këtë, nëse ky vendvotim ndikon në rezultatin zgjedhor, ky vendvotim pritet të shkojë në rivotim së bashku me vendvotimin 1194 në Krushevë.
Gjykata në seancën e sotme ka vendosur që edhe padia e Frontit Europian ndaj vendimit të KSHZ-së për parregullsi zgjedhore në vendvotimin 1470 në Dollnen, të llogaritet i pabazë. Si në dy vendvotimet në Krushevë, edhe në vendvotimin 1470 në Dollnen, pritet të ketë rivotim më 22 maj.
Koalicioni Fronti Europian i udhëhequr nga Bashkimi Demokratik për Integrim, ka paraqitur padi në Gjykatën Administrative edhe për katër vendvotimet tjera, ku KSHZ-ja ka konstatuar parregullsi. Paditë janë dërguar edhe për vendvotimin 1470/1 në Dollnen, 1272 më Ohër, 1844 në Strugë dhe 2101 në Zhelinë. Përveç Zhelinës që është në njësinë 6, të gjitha vendvotimet tjera bëjnë pjesë në njësinë 5.