Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi që i njëjti dyshohet se ka shtënë me armë zjarri.
Sipas raportit të policisë në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 23 gëzhoja.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/