Një person është arrestuar në Suharekë, pasi që i njëjti për shkak të një mosmarrëveshje pronësore, ka shtënë me armë zjarri (në ajër) afër shtëpisë së prindit të tij, të cilin veprim e ka incizuar e postuar në rrjete sociale.
Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur e konfiskuar pistoletën (tip; Moris by Aiak), e cila dyshohet se është përdorur dhe po ashtu kanë konfiskuar edhe katër fishekë cal-7.65 mm.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/