Pas një pune intensive hetimore, Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë, ka arritë që të arrestojë personin e dyshuar lidhur me rastin “Vrasje e rëndë në tentativë”.
Siç njofton PK-ja, rasti ka ndodhë me datën 13.06.2024 në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë.
Arrestimi i personit të dyshuar: H.V. mashkull 23 vjeç, nga hetuesit dhe Njësiti për Reagim të Shpejtë, është kryer në banesën e të dyshuarit, ku janë gjetë dhe sekuestruar: Një armë e gjatë AK-47, një revole, një granatë dore, një thikë.
Pas intervistimit, personi i dyshuar me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje.