Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov prej sot qëndron për vizitë pune në Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandën Veriore, njoftojnë nga kabineti i tij, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Gjatë qëndrimit në Londër presidenti Ivanov do të ketë takim me spikerin e Dhomës së Poshtme të Parlamentit britanik, Jon Berkau dhe me spikerin e Dhomës së Epërme të Parlamentit britanik, Lord Fauler.
Në kuadër të vizitës së punës presidenti Ivanov do të mbajë ligjëratë në Unionin e Oxfordit dhe do të ketë takim me kryetarin e Universitetit “Oxford”, Lord Kris Paten.
Presidenti i Maqedonisë do të ketë fjalim në Institutin mbretëror për marrëdhënie ndërkombëtare “Chatham House” me temë “Maqedonia, migrimet dhe siguria: leksione të mësuara”.
Gjatë vizitës Ivanov do të realizojë takime edhe me përfaqësues të diasporës së Maqedonisë në Britaninë e Madhe./Telegrafi/