Lajmi i mirë për Barcelonën të dielën nuk ishte vetëm fitorja 5-1 ndaj Sevillas që i mban tre pikët në krye të tabelës, por edhe rikthimi i Gavi në aksion me një fanellë blaugrana pas 348 ditësh jashtë.
Mesfushori pësoi një dëmtim të rëndë të gjurit për Spanjën më 19 nëntor të vitit të kaluar dhe paraqitja e tij e fundit për Barçën para të dielës ishte në Ligën e Kampionëve kundër Shakhtar Donetsk më 7 nëntor.
©️GAVI pic.twitter.com/FbfWCz8Aej
— FC Barcelona (@FCBarcelona) October 20, 2024
Megjithatë pas një pune të madhe të lojtarit, ai është rikthyer dhe në minutën e 83-të të ndeshjes u inkuadrua në lojë.
Momenti i shumëpritur erdhi në minutën e 83-të në Estadi Olimpic Lluis Companys, kur numri rekord i këtij edicioni i tifozëve prej 47,848 panë Gavin tu futej në vend të Pedrit.
To: Culers
From: Gavi
Subject: I love you! pic.twitter.com/s2l7eeKv73— FC Barcelona (@FCBarcelona) October 20, 2024
Duartrokitjet ishin shumë të forta për liderin e mesfushës së Barçës i cili u rikthye në mënyrë spektakolare duke marrë edhe shiritin e kapitenit.
“Culers, faleminderit shumë për mbështetjen tuaj sot. E vërteta është se jam shumë i lumtur dhe i kënaqur, gjithashtu për fitoren. Tani, le të fitojmë dy ndeshjet e ardhshme. Ju dua shumë,” tha Gavi , në një video të publikuar në profilet zyrtare të Barçës në rrjetet sociale. /Telegrafi/
WELCOME BACK, GAVI! pic.twitter.com/RDrF2jE0MZ
— FC Barcelona (@FCBarcelona) October 20, 2024