Ish-ylli i UFC-së, Joe Rogan, i cili tash është një nikoqir i popullarizuar i podcast, ka refuzuar 100 milionë dollarë (87.5 milionë euro) të largohet nga Spotify dhe të nënshkruajë për video-platformën kanadeze Rumble.
Sipas Hollywood Reporter, refuzimi ka ndodhur gjatë një ‘stand-up’ komedie në Austin të Teksasit të martën mbrëma.
Kur është pyetur nga një fans nëse do ta pranonte ofertën, aktori dhe komiku ka thënë: “Jo, Spotify ka qëndruar me mua, në mënyrë të pashpjegueshme, të shohim se çfarë do të ndodhë”.
Hey @joerogan, we are ready to fight alongside you. See the note from our CEO @chrispavlovski… pic.twitter.com/G7ahfNNjtP
— Rumble 🏴☠️ (@rumblevideo) February 7, 2022
Shefi ekzekutiv i Rumble, Chris Pavlovski, kishte shkruar një letër më 7 shkurt, e cila u publikua në Twitter, përmes të cilës i ofronte atij 100 milionë dollarë që të ndërronte platformën.
Në vitin 2020, Spotify siguroi të drejtat ekskluzive të emisionit “The Joe Rogan Experience” pikërisht për 100 milionë dollarë.
Ndërsa në fillim të këtij viti, Rogan u akuzuar se në podcastin e tij ftonte ekspertë të cilët keqinformonin në lidhje me COVID-19.
Ndryshe, video-platforma Rumble me bazë në Toronto të Kanadasë u themelua në vitin 2013 dhe në janar arriti një total prej 39 milionë përdoruesish aktivë. /Telegrafi/