Site icon Telegrafi

Gjithë arsyet pse periodat ju vijnë dy herë në muaj

Foto: Xaviera Lopez

Duam s’duam, një herë në muaj të gjitha jemi mësuar me dhimbjet e barkut, nervat e tendosura dhe gjithçka tjetër që vjen bashkë me periodat. Dy herë është shumë, por ja që edhe kjo ndodh

Shpesh vajzat ankohen se cikli i tyre nuk është i rregullt dhe menstruacionet i vijnë më shumë se një herë në 21 ditë. Diçka e tillë nuk është krejtësisht normale dhe sigurisht kjo nuk ndodh pa arsye.

Mesatarisht, cikli duhet të ndodhë 1 herë në 21 apo 35 ditë dhe mund të zgjasë nga 2 deri në 7 ditë. Por nëse muajt e fundit keni vënë re periodat rikthehen, hidhini një sy arsyeve të mëposhtme, shkruan Women’s Health.

1. Keni harruar të merrni kontraceptivët

Nëse jeni duke përdorur kontraceptivë dhe harroni ti pini, gjakderdhja do të jetë e pashmangshme. Kjo ndodh sepse tërheqja e hormoneve është e papritur për trupin tuaj. Gjithsesi, një hemorragji e tillë nuk është shqetësuese. Nëse nisni t’i pini sërish, gjakderdhja do të ndalojë.

2. Urime, mund të jeni shtatzënë

E dimë, e dimë. Alarmi i kuq ndizet kur periodat nuk vijnë, por besojeni ose jo, në disa gra dhe vajza ndodh e kundërta. Periodat çrregullohen dhe vijnë më shumë se një herë kur ata janë shtatzënë. Kjo mund të ndodhë zakonisht rreth 3 muajve të parë. Mos rrini me dyshime, zbulojeni me një test të thjesht shtatzënie.

3. Mund të keni infeksion vaginal

Infeksionet vagjinale apo ato të qafës së mitrës janë bezdisëse për një sërë arsyesh dhe ardhja e perioda më shumë se një herë në muaj është një prej tyre. Bakteret vagjinale mund të shkaktojnë gjakderdhje të çrregullt.

4. Mund të keni probleme me gjëndrat e tiroideve

Nëse çrregullimi i ciklit vazhdon për një kohë të gjatë, bëni një analizë të thjesht gjaku për të përjashtuar problemet me tiroidet, përcjell Anabel.

5. Mund të keni ciste

8 deri në 20% e vajzave në botë vuajnë nga sindroma e vezores policistike, të cilat shpesh herë shkaktojnë çrregullime të ciklit menstrual. Nëse periodat nuk vijnë për një kohë të gjatë, apo gjakderdhja shtohet papritur mund të keni probleme me cistet. /Telegrafi/

Exit mobile version