Site icon Telegrafi

Gjithçka lëkundej brenda pompës së derivateve, nga tërmeti që goditi përgjatë vijës kufitare Mali i Zi-Bosnje e Hercegovinë

Një tërmet me fuqi shkatërruese prej 5.3 shkallë të Rihterit ka goditur Bosnjën e Hercegovinën në ora 4:06 minuta të mëngjesit të sotëm.

Epiqendra e tërmetit ishte përgjatë kufirit mes Bosnjë e Hercegovinës dhe Malit të Zi, pra mes Nikshiqit dhe Gackës, transmeton Telegrafi.

Lëkundjet ishin aq të mëdha thonë banorët, sa që këtë e dëshmojnë edhe pamjet nga kamerat e sigurisë në një pompë të derivateve në Gackë.

Lexo po ashtu Pas tërmetit të parë që goditi Malin e Zi, pasuan 30 lëkundje tjera me fuqi më të vogël shkatërruese

Raftet në të cilat qëndronin pijet alkoolike, shihet sesi lëvizin dhe është një “mrekulli” që asnjëra prej tyre nuk ka rënë dhe nuk është thyer.

Tërmeti që goditi vijën kufitare BeH-Mali i Zi ka shkaktuar edhe dëme materiale në Gackë-Nikshiq.

Banorët e atjeshëm thonë se nga fuqia e tërmetit ka “çarje në muret e shtëpive”. /Telegrafi/

Exit mobile version