Site icon Telegrafi

Gjimishiti fiton derbin e shqiptarëve përballë Rrahmanit, statistikat e dyshes

Atalanta ka shënuar fitore ndaj Napolit si mysafir me rezultat 3-0, në derbin e javës së 12-të të Serie A.

Ademola Lookman shënoi dy herë, ndërsa një tjetër gol e shtoi Mateo Retegui për fitoren e madhe të mysafirëve.

Amir Rrahmani (Napoli) dhe Berat Gjimshiti (Atalanta), startuan në këtë ndeshje duke luajtur për 90 minuta.

 

SofaScore e ka vlerësuar Rrahmanin me notën 6.8, ndërsa Gjimshitin me notën 7.7, si prej më të mirëve në fushë.

Rrahmani kishte katër spastime, katër duele të fituara dhe 91 për qind të pasimeve të sakta.

Në anën tjetër, Gjimshiti kishte pesë spastime, tri ndërprerje të aksioneve dhe gjashtë duele të fituara.

Napoli mbetet lider edhe përkundër humbjes me 25 pikë, ndërsa tani Atalanta është e dyta me 22 pikë. /Telegrafi/

Exit mobile version