Site icon Telegrafi

Gjilani fiton ndaj Llapit, ngushton diferencën me liderët

(Foto: SC Gjilani)

Gjilani ka regjistruar fitore të rëndësishme në xhiron e 11-të të Superligës së Kosovës në futboll duke e mposhtur Llapin (2-0) në Stadiumin e Qytetit.

Pas disa përpjekjeve të mysafirëve në fillim të ndeshjes, erdhi ndëshkimi nga vendasit.

Fiton Hajdari e zhbllokoi rezultatin (26’) duke e paraboluar portierin vizitor, Stefan Hoffman, për epërsinë e gjilanasve.

Me epërsi minimale të vendasve përfundoi pjesa e parë, ndërsa edhe në gjysmën e dytë, të dyja skuadrat tentuan të shënonin.

Ndërsa ishin vendasit ata që e realizuan edhe golin e dytë. Ardit Hila pranoi një asistim të Gerhard Prognit në zonë dhe u tregua i saktë (75’).

Me këtë fitore, Gjilani është ngritur në kuotën e 20 pikëve, gjashtë më pak se lideri Ballkani dhe dy më pak se rivali i qytetit, Drita, që ndodhet në vend të dytë.

Llapi mbetet në fund të tabelës me vetëm pesë pikë të arkëtuara pas 11 xhirosh. /Telegrafi/

Exit mobile version